Rreth Nesh

Falë punës së profesionistëve tanë, bashkojmë pritshmëritë e atyre që kërkojnë dhe që ofrojnë punë, duke krijuar raporte të forta besimi dhe perspektiva të reja!

Kush jemi

Agjencia e Punësimit Neranxi (APN) është mbase i vetmi biznes i “Neranxi Group” i cili ka lindur ekskluzivisht dhe vetëm si kërkesë e bizneseve të Hoteleri-Turizmit shqiptar dhe të huaj për personel të kualifikuar. Ky zhvillim interesant dhe i papritur, erdhi pikërisht kur bizneseve “Neranxi” iu shtua “Instituti Kulinar Neranxi”, i cili hapi dyert për herë të parë në vitin 2009. Duke qenë një markë e besuar, bizneset e Hoteleri-Turizmit që deri në ato momente ishin klientë për produktet ushqimore të “Kompanisë Neranxi” dhe për ambalazhet e “Neranxi Pack”, tashmë kërkonin edhe burime njerëzore, pikërisht tek “Instituti Kulinar Neranxi” ku diplomohen çdo vit me qindra specialistë të kulinarisë si dhe menaxherë, kamarierë, recepsionistë, punëtorë shërbimi e higjene etj.
AGJENCIA E PUNËSIMIT NERANXI

Duhet theksuar se që nga viti 2009 kur kjo shkollë është krjuar dhe deri tani, të gjithë të diplomuarit janë punësuar, madje edhe gjatë kohës së studimeve, APN iu ka siguruar studentëve punë sezonale në stinën e verës. Për këtë arsye, IKN është më të vërtetë investimi më me vlerë për jetën dhe të ardhmen e çdo të riu të apasionuar pas kulinarisë apo profesioneve të tjera të Hoteleri-Turizmit.

Tashmë ne kemi krijuar një platformë, apn.al e cila punëson jo vetëm studentët e IKN, por këdo që ka një specializmim në Hoteleri-Turizëm. Ajo aksesohet shumë lehtë dhe aty mund të takohen punëmarrësit me punëdhënësit. Kjo platformë iu dedikohet atyre, ju shërben atyre dhe mbi të gjitha, është falas për të dyja palët.

Agjencia e Punësimit Neranxi (APN) bën punën e saj prej vitesh në mënyrë shumë profesionale dhe etike, duke evituar situatat konfliktuale dhe pa cënuar të drejtat e sipërrmarrësit apo të punonjësit. Ne ndihmojmë njerëzit të gjejnë punën e duhur, me një impakt shumë pozitiv në jetët e tyre.

Bizneset arrijnë objektivat e tyre falë bagazhit profesional dhe talentit të individëve që ne zgjedhim për ta.

Nga ana tjetër, ne kemi ofruar gjithë këto vite asistencë ligjore falas nga juristët e agjencisë (nëse na është kërkuar), për të qenë ndërmjetësues deri në përmbylljen e marrëveshjes e cila përfundon kur nënshkruhet kontrata e punës mes punëdhënësit dhe punëmarresit, gjithçka siç është përcaktuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë.  

Përgjegjësia sociale

Që në nisje të këtij aktiviteti, i vetmi qëllim i Agjencisë së Punësimit Neranxi (APN), ka qenë që të jetë një ndërmjetës i dobishëm mes punëmarrësit dhe punëdhënësit dhe nuk e ka parë asnjëherë këtë aktivitet si një biznes fitimprurës për vete, përkundrazi ka investuar që ajo të rritet dhe të përparojë.

Bizneset “Neranxi” kanë 30 vite që operojnë në tregun shqiptar dhe një rrugëtim kaq i gjatë, të ndihmon të kuptosh më mirë jo vetëm nevojat e konsumatorit, por edhe të shoqërisë si dhe të marrësh angazhime sociale. Secili prej nesh duhet të bëjë diçka për shoqërinë, pa pretenduar që të marrë detyrimisht diçka mbrapsht.

APN është rasti më tipik!

Ne ndihmojmë të rinjtë që të punësohen, iu sugjerojmë atyre vende pune ku mund të rriten në karrierë dhe të rrisin edhe të ardhurat. Por edhe bizneseve iu gjejmë kandidatë të përshtatshëm, pasi ne kemi fatin të njohim prej tri dekadash bizneset e Hoteleri-Turizmit dhe dimë nevojat e tyre, specifikat, prandaj dhe kemi arritur të gjejmë individë të përshtatshëm për punën e secilit.

APN nuk ka bërë asnjëherë dallime, aq më pak diskriminime për shkak të moshës, racës, mundësive fizike apo mendore, seksit, gjëndjes civile, kombësisë, origjinës etnike, preferencave politike, besimit fetar etj. Ne mendojmë se secili prej nesh duhet të ketë të drejta të barabarta në shoqëri, pra të gëzojë edhe të drejtën e punësimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, APN nuk ka krijuar kurrë raporte pune me individë të cilët kanë probleme me ligjin apo zhvillojnë aktivitete të dyshimta, qofshin këta punëdhënës apo punëmarrës.

Filozofia e punës tonë, që të bëjmë aktivitet të ndershëm dhe të ligjshëm, shtrihet në çdo shërbim që ne ofrojmë dhe kjo është e panegociueshme.

Ne garantojmë…

–   Një eksperiencë të re në burime njerëzore!
–   Bëhemi katalizator për biznesin tuaj!
–   Profesionistit të duhur i gjejmë punën e duhur!
–   Për një shërbim superior, mund të gjeni personel superior!
–   Ne kuptojmë specifikat dhe nevojat tuaja!
–   Ju mund të plazmoni të ardhmen tek personeli!
–   Ju tregojmë rrugën drejt suksesit!