Të gjithë në punë!

Të gjithë
në punë!

APN takon punëmarrësit me punëdhënësit në mënyrë profesionale dhe pa pagesë!

Kush jemi

Agjencia e Punësimit Neranxi (APN) është mbase i vetmi biznes i “Neranxi Group” i cili ka lindur ekskluzivisht dhe vetëm si kërkesë e bizneseve të Hoteleri-Turizmit shqiptar dhe të huaj për personel të kualifikuar. Ky zhvillim interesant dhe i papritur, erdhi pikërisht kur bizneseve “Neranxi” iu shtua “Instituti Kulinar Neranxi”, i cili hapi dyert për herë të parë në vitin 2009. 

Përgjegjesia Sociale

Bizneset “Neranxi” kanë 30 vite që operojnë në tregun shqiptar dhe që në nisje të këtij aktiviteti, i vetmi qëllim i Agjencisë së Punësimit Neranxi (APN), ka qenë që të jetë një ndërmjetës i dobishëm mes punëmarrësit dhe punëdhënësit dhe nuk e ka parë asnjëherë këtë aktivitet si një biznes fitimprurës për vete, përkundrazi ka investuar që ajo të rritet dhe të përparojë.

Studio në Institutin Kulinar Neranxi

Instituti Kulinar Neranxi është shkollë dy dhe tre-vjeçare për shef kuzhine, shef pastiçerie dhe materchef si dhe mundëson kurse 1-9 mujore për degët: Kuzhinë, Pastiçeri, Xhelateri, Bukëpjekës, Piceri, Barman etj. Gjithashtu shkolla diplomon edhe menaxher për Hoteleri-Turizëm si dhe kamarier, recepsionist, punonjës shërbimi, higjene etj.