Studio tek Instituti Kulinar Neranxi

Instituti Kulinar Neranxi është shkollë dy dhe tre-vjeçare për shef kuzhine, shef pastiçerie dhe materchef si dhe mundëson kurse 1-9 mujore për degët: Kuzhinë, Pastiçeri, Xhelateri, Bukëpjekës, Piceri, Barman etj. Gjithashtu shkolla diplomon edhe menaxher për Hoteleri-Turizëm si dhe kamarier, recepsionist, punonjës shërbimi, higjene etj.

Historiku i shkollës profesionale "Instituti Kulinar Neranxi"

Mbas 30 vitesh punë intensive në kompaninë “Neranxi”, ku aktiviteti ishte rritur shumë, me sugjerimin e disa specialistëve italianë të cilët vinin në Shqipëri për asistencë teknike për klientët e Neranxit, lindi ideja e një shkolle profesionale. Kjo sepse klientët kërkonin të dinin më shumë rreth profesionit që zhvillonin, pasi njohuritë e tyre ishin të kufizuara. Asistentët italianë ishin të mendimit që seminaret edhe pse të shpeshta, tashmë nuk mjaftonin dhe duhej patjetër që Kompania “Neranxi” të investonte në një shkollë të vërtetë profesionale kulinarie.

Presidenti i Kompanisë Neranxi, zoti Nikollaq Neranxi ishte shumë entuziast mbi këtë projekt. Mbase mund të ishte entuziasti i vetëm pasi në atë kohë, të investoje për një shkollë kulinarie, dukej një çmenduri. Shkolla kërkonte një buxhet marramendës dhe të rinjtë e asaj kohe nuk dukeshin shumë të prirur për tu bërë kuzhinierë. Mirëpo siç thotë një shprehje: “Sipërmarrësit e suksesshëm janë ata që kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesës dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.” Pra zoti Neranxi e dinte se ajo që në atë kohë dukej si pengesë, më pas do të kthehej në një mundësi të jashtëzakonshme. Mundësi për të rinjtë shqiptarë të cilët në atë kohë po merrnin diploma në profesione që mund të mos i ushtronin kurrë, për ata të rinj të cilët të pashpresë zgjidhnin rrugën e emigrimit, por një mundësi gjithashtu edhe për tregun të cilit i mungonin profesionistët e vërtetë të kulinarisë.

Kështu, në vitin 2009 u çel “Instituti Kulinar Neranxi”. U pagëzua me emrin e kompanisë meqë ishte investuar fort në atë logo dhe ai emër tashmë ishte një garanci cilësie dhe suksesi në treg. Meqë regjistrimet e para ishin kryesisht klientët e kompanisë, u aplikuan çmime modeste dhe inkurajuese. Madje mund të thuhet me plot gojë se në vitet e para, Kompania “Neranxi” ka qenë mbështetësi i vetëm financiar i shkollës, sepse shpenzimet që bën një student janë mjaft të larta, pasi ata krahas teorisë, gatuajnë dhe degustojnë çdo ditë. Investimi në infrastrukturë ka qenë gjithashtu një sfidë më vete. Laboratorët e praktikës, janë që të gjitha brenda standarteve perëndimore dhe bashkë me ambientet e tjera didaktike, pasurohen çdo vit, duke u bërë shkolla kulinare unike në Ballkan me një investim kaq madhështor. Mendojmë se gjithë kjo punë dhe sakrificë ia ka vlejtuar, sepse sot, ne shohim rezultatet e punës tonë, nëpërmjet të gjithë atyre që kanë marrë diplomat tek ne. Tashmë edhe klientët tanë i kanë marrë përgjigjet që kërkonin gjatë punës së tyre dhe rezultatet i shohin dhe i prekin çdo ditë konsumatorët, në hotele, bare, furra buke, pastiçeri, restorante, fast-food-e etj. Ata tashmë kanë gjithçka që iu duhet, produkte cilësore nga Kompania Neranxi dhe burime njerëzore me shkollimin më të mirë tek Instituti Kulinar Neranxi.

Mësimdhënia, kurrikulat dhe punësimi me Agjencinë e Punësimit Neranxi

Prioriteti dhe fjala kyçe e formimit tonë profesional, është cilësia dhe kjo evidentohet që nga profesorët e deri tek cilësia e lartë e produkteve të përdorura në gatim. Në procesin e mësimdhënies, përparësi e veçantë i jepet praktikës mësimore e cila zhvillohet në laboratoret e pajisura me mjete bashkëkohore, në përshtatje me kualifikimin e kërkuar. Kohëzgjatja e studimeve është fleksibël, nga tre muaj deri në dy vjet, sipas specialitetit dhe kërkesës së studentëve. Tani kemi edhe vitin e tretë i cili ju diplomon si Master Chef-a. Shkolla ka hartuar kurrikulën e saj, që është e miratuar nga Ministria përkatëse. Kjo nënkupton se I.K.N lëshon për studentët e saj, mbas mbarimit të shkollës, çertifikata dhe diploma të cilat njihen brenda dhe jashtë vendit.

Studentët tanë, tashmë janë të punësuar të gjithë në Shqipëri, por disa janë punësuar në vendet fqinje si Greqi e Itali, por edhe në Gjermani, Zvicër, ShBA etj. Vitet e fundit madje, kërkesa e tregut ka qenë më e madhe se sa oferta jonë, megjithëse kemi diplomuar me mijëra të rinj.

Drejtuesit e Institutit Kulinar Neranxi janë krenarë jo vetëm për faktin se tashmë të gjithë studentët e tyre janë të punësuar, por edhe se shumica prej tyre kanë nisur biznesin privat me ndihmën e këshillimin e vetë shkollës. Në kemi Agjencinë e Punësimit Neranxi i cili kujdeset për punësimin e secilit student si dhe negocion për pagesat e tyre dinjitoze. Instituti gjithashtu ruan lidhjet me studentët e diplomuar, për të përditësuar njohuritë e tyre nëpërmjet organizimit të seminareve të hapura pa pagesë ku ftohen specialistë dhe shefa kuzhine kryesisht të huaj dhe të suksesshëm në vendet e tyre.

Instituti Kulinar Neranxi, sjell “Programin e ekselences”

Kemi disa kohë që po diskutojmë dhe hedhim ide se si mund të promovojmë dhe shperblejmë studentët më të mirë, të cilët studiojnë në Institutin Kulinar Neranxi dhe tashmë kemi bërë një program i cili konsiston si më poshtë:

– Studentet më të mirë të shkolles, ata të cilët kanë rezultate të shkelqyera në mesimin teorik dhe praktik, por që kanë edhe aftesi të mira komunikuese, kanë kulturë të pergjithshme dhe artikulim të mirë, shkolla iu sponsorizon bursa per studime të metejshme në shkollat me prestigjioze ne Itali me të cilat bashkëpunon IKN.

– Më pas, menjehere pas studimeve jashtë, disa prej tyre do të punesohen në shkollën tonë si asistentë docentë dhe me krijimin e eksperiencës, do të emërohen docentë.

– Inkurajojmë studentet që të kenë ambicie për të dhene më të miren e tyre, sepse puna e tyre do të shperblehet!

– Master Class për të qenë në majat e kulinarisë

– Masterclass është një leksion (class) i dhënë nga një ekspert i cili ka atributet e një masteri. Ai i meson studenteve një disiplinë të caktuar. Masterclass realizohet nga profesionistë të një niveli të lartë, ku teknikat e tij iu a meson studenteve. Masterclass eshte një term që perdoret shumë sot për të organizuar evente të medha, ku eshte e mundur ti drejtosh edhe pyetje ekspertit, prandaj Masterclass kane një vlerë didaktike të madhe!

Praktika e Master Class ka disa kohë që organizohet në shkollën tonë. Një informacion ekstra mbi risitë e kulinarisë botërore nga master Chefa me famë ndërkombëtare, e mbështetur në disa shtylla:

– eksploro trendet e shijes

– në sinergji me inovatorët e kulinarisë

– zgjidh ushqimin që siguron shëndetin dhe jetëgjatësinë

– promovo jeten

Menaxhim hotelerie, dega që ka marrë zhvillimin më surprizues

E kemi nisur me një klasë modeste vite më parë, sepse mesa dukej menaxhimi i hoteleve ishte një profesion që njerëzit e bënin duke menduar se një shkollim specifik nuk ishte i nevojshëm. Mirëpo konkurrenca dhe zhvillimi i vrullshëm i turizmit, bëri që çdo sipërmarrës të kërkojë profesionistë në këtë pozicion kaq të rëndësishëm për biznesin e hoteleri-turizmit. Ne sot kemi shumë të regjistruar në këtë degë dhe investimi në infrastrukturë, ka qenë prioritet i shkollës. Sot në IKN gjen shumë ambiente didaktike për Menaxhim Hotelerie. Kemi restorante dhe bare didaktike, recepsion dhe dhoma hoteli didaktike. Një mësimdhënie interesante dhe aspak monotone apo abstrakte. Sot mund ta themi me bindje se tek Neranxi nuk diplomohen vetëm specialistët më të mirë të kulinarisë, por edhe menaxherët më të mirë të sektorit të Hoteleri-Turizmit.

Financimi dhe akomodimi

 

Shkolla subvencionohet nga Kompania Neranxi. Shumica e studentëve që formohen në Institutin Kulinar Neranxi vetëfinancohen, por në vitet e fundit ka patur interes në rritje nga organizata jo qeveritare për të bashkëpunuar në fushën e formimit profesional dhe punësimit. Por edhe kompanitë ndërkombëtare të cilat bashkëpunojnë me Kompaninë Neranxi, kanë dhënë kontributin e tyre. Pjesa më e madhe e studenteve vijnë nga familje me nivel mesatar të ardhurash, që kanë mundësi të përballojne tarifat e formimit, megjithatë shkolla mbështet edhe studentë me deshirë dhe talent, që vijnë nga familje të varfra, ose studentë me aftësi ndryshe. Pjesa më e madhe e studentëve jetojnë në Tiranë dhe shkolla ofron mundësi transporti, apo akomodimi në konvikt kur studentët vijnë nga rrethe të tjera të Shqipërisë si dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.

10 arsye pse duhet te zgjidhni Institutin Kulinar Neranxi!

 

  1. Cilesi e lartë profesionale e trupes së docenteve në procesin e mesimdhenies si dhe literature e nivelit perendimor.
  2. Seriozitet i procesit të certifikimit dhe diploma që njihen edhe jashte vendit.
  3. Ambiente didaktike teorie dhe praktike ekskluzive dhe unike në Ballkan.
  4. Prestigj i strukturave partnere te cilet ndihmojnë gjithashtu me bursa studentet me probleme ekonomike.
  5. Fleksibilitet i pagesave, duke perzgjedhur me kujdes cdo individ qe ka nevoje per trajtim financiar preferencial.
  6. Praktika behet me produkte te cilesise se pare dhe me atrecaturat me avangarde te kulinarise.
  7. Te gjithe studentet punesohen nga Agjencia e Punesimit Neranxi.
  8. Organizime te herepashershme te Master Class nga personalitetet me te spikatur boterore te kulinarise.
  9. Ambient social dhe argetues.
  10. Drejtues qe ju gjenden gjithnje prane ne rrugetimin tuaj per tu bere profesioniste te kulinarise.

Kontakto Institutin Kulinar Neranxi (IKN)

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, Yrshek, Albania

Tel: + 35542406500/501; +35542406636; cel; +355686040205;

Email: info@ikn.al

Web: ikn.al